Friday, August 19, 2011

Si nje i ikur ëndrrash

Si nje i ikur ëndrrash


Me tik – takun monoton e fatalist
Të saj,
Koha mërgon kërcënueshëm
Të fundit takim…!

Në këtë largësi akullnajash
Të asaj dite me sot,
Ku herë ngrenë koken e herë zhyten thellësive,
Copëra Dielli e buzëqeshjesh,
Copëra mjegulle e lotësh,
Filozofimesh të boshatisura
A klithjesh proverbiale –
Ti më pervijohesh
Si nje i ikur ëndrrash
Mes një bote që të kthen veç shpinën,
Mes ajzbergesh dritherues dhe pa jete.

Mos prit më…
Eja!
Sikur gjithë jetën të endeshe
Aerodromeve,
Stacioneve gjithfarësh të botës,
Do t’ja vlente që një ditë
T’iu arratiseshe veshtrimeve
Akulluese dhe boshe,
Si shatërvane pa ujë…

Do t’ja vlente të vije sërish
Në Botën e Zemrave që të presin…
Do t’ja vlente regëtima tronditëse
Bashkë me lotin e ngrohtë
Që buron Jetë dhe Dashuri!