Friday, August 19, 2011

Ëngjëj dhe djaj




Ëngjëj dhe djaj


Ditët tona
nisa të mbledh një nga një
pas fatit të verbër,
mes shtegut harraq.

M’u dukën
vërtet aq pak sa s’ka më,
sa nisa t’i kthej
në minuta sakaq.

Për hir
të një gafe të Zotit a Djallit
u njohëm kaq vonë,
kishim ikur kaq larg.


Më mirë
mos t'ia dinim kuptimin as mallit,
kur fronat qenë zënë,
kur s’kish vend përqark.

E sado
të këndshme a joshëse, për tmerr,
të jenë çastet tona
kur vrapin ndalojnë,

Tik-taku
i ditës që vjen e i merr
tregon kërcënueshëm
ku duhet të shkojmë.

..............


Kokëulur
po ndjej se Toka s’ka vend.
Çdo skutë është plot “miq”
e plot dreqër “shenjtorë”.

Veç Qielli
rri hapur për ne anë e kënd,
për ne heretikët a “djajtë” ëngjëllorë.