Monday, August 22, 2011
HERONJTË E VIGUT
HERONJTË E VIGUT
I vranë përsëri pas gjashtë dekadash
Dhe ishin përsëri njëzetë vjeçarë,
Në gjoks edhe në ballë gjurmë plagësh
Në shpirtin tonë gjaku i tyre i patharë.
Skërmisin dhëmbët bijtë e etërve gjakpirës
Dhe duket se me bronzin po luftojnë
Në gjashtëdhjetë vjet gjaku i tyre mbjell të mirën
Edhe pse sot nga piedestali duan t'i rrëzojnë.
Nuk janë statujat e heronjve bronz e hekur,
Nuk janë beton dhe as mermer - t'i zhdukni ju!
Me nder janë gdhendur, s'njeh lavdia fjalën vdekur
Nëpër miliona zemra shqipesh janë këtu.
Nëse ju shkulni një shtatore nuk humb Shkodra
Dhe kur nga kreu i parlamentit nxirrni thonjtë.
Nuk humbet gjaku se kanë plot vëllezër, motra,
Në gjithë Shqipërinë kanë statujën 5 heronjtë.
Fjalët e tyre: "Po na shitojnë plumbat armike,
Po jetën do ta falim si me le!
- Vdekje fashizmit!" - përsëri na brohoritën -
Gjithë plumbat kundër tyre ranë mbi ne...
Toka shqiptare, qielli, prapë i përshëndeti
Si atë ditë kur për të fundit herë Diellin panë
Në zemrat tona me gjak gdhendën amanetin
Në Vig i vrane dikur, por sot pranë nesh i vranë