Monday, August 22, 2011
Flakadanët e 17 Janarit
Flakadanët e 17 Janarit
- Vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe mësuesit të shquar Kadri Zeka -
Rreh tik-takut të zemrave janari
Në të shtatëmbëdhjetën ditë të tij.
Kristalet e dëborës dhe të akujve
Tre pishtarë të flaktë po i shkrijnë…!
Nëpër yje akujsh vijnë tingujt
Që lëshon në kohë një kitarrë
Shkrijnë në vite dëborën e zemrave,
Sjellin të tre trimat si më parë.
Nuk mungon Bardhoshi sot, as kurrë,
As Jusufi me vargjet shkëndijë.
Vjen Kadriu ideatori burrë,
Si kështjellë e vendit të tij.
Venave të gjakut tonë tinëzisht
Zgjati kthetrat tradhëtia dikur.
Jusufi la testament përjetësisht
“Në qoftë shqiptar mos u zbuloft’ kurrë!”
Forca e shpirtit tuaj mposhti
Në folenë e gjarpërit një perandori
Që të lindte dritë zemrave të popullit.
Flakadanë që mposhtët një Jugosllavi.
Sot nuk ka varr qe i mban ata trima,
Nuk ka tokë të ftohtë që ata i ndan,
Jusufin, Bardhoshin, Kadriun
I kemi mes nesh në çdo anë..!
Jo nuk mundet dot t'i mbajë ata varri
Këngëve e zemrave tona jetojnë
Shenjtërim i dhanë Shtatëmbedhjetë Janarit
Flakë shqiptarie sot e përgjithmonë...!