Friday, August 19, 2011

Qyteti, mbrëmja, unë dhe ti.



Qyteti, mbrëmja, unë dhe ti.


Të bukur, të lumtur, të lodhur, të zhveshur..,
qyteti, mbrëmja, unë edhe ti.
Aroma e përzierë e flokëve,
ngjyra e syve të tu, reflektuar në sytë e mi.

E kujt është kjo zemër që kaq shumë rreh
më fort se frymëmarrja dhe zërat tanë?
Është e jotja, e qytetit a e mbrëmjes,
apo ndoshta e imja me tingull këmbane?

Nuk e di ende ku mbrëmja mbaron
dhe ku fillon qyteti me zemrën e tij.
Nuk dalloj në jam unë kur më përqafon.
a je ti që pushon brenda syve të mi…