Poetit
- Mikut tim Poet -
E dimë të dy që bota shpesh
është iluzion dhe fantazi,
të gjithë i duan të tuat vargje,
të tuat poezi..
Në to gjen veten njeriu i lumtur
dhe ai që loti në sy i shket.
Nëpërmjet tyre dhe unë kam mundur
të të njoh me mirë, Poet.
Nëse provoj që gjumin sonte
ta sjell ngadalë në sytë e mi
e di që lehtas, nëpër ëndrra
rend jotja poezi.