Unë nuk isha, ndërsa ti derdhje lot,
Dhe lotët e qiellit binin mbi ty.
Shpirti më thyhej, sa shumë s’e them dot,
Në natën që shtrihej ngadalë mbi të dy.
Mungova, isha atje ku nuk doja.
Trishtuar, më duhej të recitoja gëzim…
Nuk shihja as yje, as hënën kundroja,
Teksa doja të rendja ku ish shpirti im.
Më mirë, ndoshta, që me lot nuk të pashë,
Më mirë që dhe ti me lot s’më pe mua.
Në ëndërr më dhimbte, më vriste, pa fjalë
Ajo largësi nga zemra që dua.
Në ditën që erdhi, një diell më shihte
Trishtueshëm, sikur të më thoshte: "Më fal..!"
Që s’u bë aq i nxehtë, sa të tëra t’i shkrinte
Malet dhe rrugët që neve na ndanë…