Sunday, August 28, 2011
Kufiri Ujor i Shqipërisë
Kufiri Ujor i Shqipërisë
Atje ku kemi kufirin
Jo - pika gjaku nuk ka!
Atje ka lumenj të tërë gjaku
Që shenjtërisht janë derdhur
Nga të shenjtët tanë
Që nuk kanë te ngjashëm me ta.
Nuk lahet ai gjak,
Gurgullimë përjetësisht e pavdekshme
Në shekuj e mbledhur.
Nuk është gjak shën Kozmai,
shën Spiridhoni
Apo ndonjë “shenjti” tjetër helen
Nga ata që qajnë me lotë.
Eshtë gjak i vërtetë ëngjëjsh, shenjtorësh
Eshtë gjak heronjsh të popullit
Më të lashtë në botë…
Tanimë në ato ujra nuk ka ujra më
Edhe pse deti duket i kaltër
Atje është gjaku që nuk shkelet,
Që nuk harrohet,
Jemi ne, të gjithë në të…!
Ai gjak nuk shitet,
Nuk blihet.
Ai skuq dhe zbukuron trojet e veta
I mbush me krenari.
Ai djeg e përvëlon çdo armik e barbar
Që kërkon edhe një milje akoma…
Edhe një kilometër më shumë përkëtej të shtyhet.
Eshtë më i vetëtimtë se rrufeja
Dhe më përvëlues se zjarri
Nuk është uje ai i kaltri atje
Nuk hyn në kontrata
Në përcaktim territoresh detare
Një vule nderi kanë ato Troje,
Ato Ujra, ai Dhe.
Eshtë vulosur një herë e mirë!
Kujdes me atë kaltërsi
Se është kaltërsi skuqëse …
Nuk munden të perzihen atje
Llumra barbarësh….
Me atë lloj Gjaku të pastër e krenar Heronjsh
Ilirësh, Arbëreshësh, Shqiptarësh …!