Saturday, August 20, 2011

Kodi i Lashtë



Kodi i Lashtë


Në këto dimra të çmendur

I larti vendi im
Po sjell ndër mend pranverat,
Kohët e lumturisë.
Dhe s’mund të kem durim!

Dua të mos ndjesh dhimbje

Shtegut ku po kalon
Të gjithëve sofrës tënde,
Në këto ditë pa kahje,
Të gjithëve na shikon.

Aty ke zemërtrima

Po ke dhe ëndërrvrarë
Xhelatë edhe viktima,
Si foshnje të vetmuar,
Me lotët e patharë.

Aty snobi, i cekëti,

Shpirtziu ja atje,
Ja një që po buzëqesh,
Si “mik” vjen në mes nesh
Dhe thikën shpinës ngre.

Ke falso-luft
ëtarë 
Që masturbojnë vetveten 
Me lavdinë e të rënëve
Zgërdhihen të mjeruar,
Mykur, satanizuar 

Dhe pabesive treten.

Sa shumë trashëgimtarë

Ka bërë Juda këtu !
Por, vendi im i ëmbël,
Je drita e syve tona,
Këta s’janë genet e tu!

Nuk di se ç’kohë i lindi,

Se ç’batërdi i mban,
E ndjej që një gjak s’jemi,
Na ndan gjithshka që kemi.
Një Kod i Lashtë na ndan.

Na ndan Besa e shkelur

Për vite e vite plot.
As princ Lek Dukagjini,
Me gjithë të Lashtat Ligje,
s’mundi ta dinte dot.

Ta dinte do ndërtonte

Mal –Kod për bijtë e tij,
Që kurrë mos depërtonte,
Mes nesh mos ekzistonte
E gjithë kjo babëzi.

As turku, jeniçeri

S’mundi, lakmoi kot.
Po kjo kuçedër erë
Që vjen si shkulm skëterre
Pse fryn e s’ndalet dot..!?