Monday, August 22, 2011

Eja se të pres...!




 
Eja se të pres...!


Eja, të pres buzë detit në Vlorë,


atje është ndryshe ajri, ndryshe kripa,


tinguj magjikë vërtiten e treten.


Ndryshe Dielli...


Dhe Hëna është tjetër...


Atje me shijon pritja më shumë se kudo


sepse nuk ma pushton shpirtin


asnjë ankth i vjetër...!


Atje buzëmbrëmjet janë të prera për pritje


dhe zemrave kalojnë tingujt mes per mes.


Dashuria është si një fëmijë në rritje


i gjithë lulëzimi vjen me mua kur të pres.