Në një ditë prej ditësh mes resh zymtuar,
Mes erës kuçedër që fryn e shfryn
Edhe pse dukesh humbëtirave shkuar,
Ditëlindja jote mes njerëzish hyn..
Edhe pse dukesh humbëtirave shkuar,
Ditëlindja jote mes njerëzish hyn..
Sikur të mundja të ribëja kalendarin
Viti do kishte një ditë më pak…
Ka ditë që sjellin vërtet acarin,
Që gëzimin shuajnë, pa njohur cak…
Një ditë e vitit ka shkuar kot
Se lindja jote bën pjesë në të.
Ti je prej kohësh, i fshirë nga bota
Por ai muaj si më parë, nuk kthehet më.