Saturday, August 20, 2011
Dëshirë dhe realitet….
Dëshirë dhe realitet….
Më ka ndodhur si shumëkujt
Që në momente kaosi,
Buruar nga zemra e këtij planeti,
ta ndjej përvëluese dëshirën
që këtu të mos kisha lindur kurrë,
të kisha një buton për të zhbërë
krijimin tim diku…, dikur…!
Por tashmë e gjendur në këtë botë
Asgjë nuk ndryshoj dot më…!
Nuk mund të kthehem në një ëndërr fluide…!
Në një aureolë enigmë për sytë njerëzorë,
Në një ëndërr me frymë dhe zë,
Që në gjumë vjen dhe ikën mëngjesit,
Pa dashur të gjendet në të.
Sa herë gjendem e mbytur në një det lotësh
Dijeni, dua të iki shumë larg,
të mos e kthej më kurrë, pas vështrimin,
të shoh retë si shëtisnin duke me mbajtur në krahë
Vetëm të ëndërroj se po fluturoj
pa pasur pengesa malore absurde,
as oqeane, as Sahara…!
Por jam këtu dhe dua më shumë se sa zogu do qiellin
të mos pushoj kurrë së ëndërruari,
Do të doja që njerëzit të më kuptonin,
pa qenë nevoja t’u flas.
Do ta doja në fund të fundit
më të mirë çdo bulëz jete të këtij planeti.
Më të vërtetë, me me ndjenjë, më me klas!
Do të doja që gjithshka
të mos ish ai realiteti i trishtë
që çdo ditë mbyt,
që si shigjetë e helmuar të ngulet në sy.
Eh, sa shumë ndryshime do të arkitektoja!
Por …mjerisht…. realiteti është ky
dhe ju doni apo nuk doni - gjendeni aty…!