Monday, August 22, 2011

Bashkimi Kombëtar




Bashkimi Kombëtar


Dhe një herë le të zhurmojnë valët,
përreth zemrash që së bashku rrahin, me një ide.
Nuk ka hekur dhe as zjarr që të mundë fjalët
kur ato së bashku krijojnë një emër: ATDHE.

Eshtë i fortë si shkëmbi edhe i brishtë kur duket
Me ne në përjetësi, i praruar në amëshim!
Nuk ka drojë nga humbja, nuk shuhet, nuk tutet
i Atdheut tonë të shtrenjtë, i pavdekshmi BASHKIM!