Friday, August 19, 2011

Babait tim



Babait tim


Kujtimet janë veshur plot mjegull.
Tashmë nuk i kujtoj dot të gjitha
Aq kthjellët përherë.

Dhe figura jote dhe zëri yt,
Dhe aroma jote kanë hyrë në një botë zbehjeje,
Siç zbeh era polenin e luleve në pranverë.

Ti vjen e nga ajo fotografi më buzëqesh
Çdo herë që të shoh.
Ti më buzëqesh përsëri e përsëri.

Duket sikur ti je më i lumtur se unë,
Sikur edhe që andej shpirti yt kërkon të më dërgoje
Lumturi.

Ku ta çoj gjithë këtë dashuri që na bashkon?
Këtë lidhje kaq të fortë?
Këtë lidhje instiktive, të pakëputur, ma thuaj!

Lidhje të pavdekshme!
Unë nuk mund të jetoj dot pa ty.
Siç duket as ti, që vjen kaq shpesh, pa mua.