Sunday, August 28, 2011

Kufiri Ujor i Shqipërisë






Kufiri Ujor i Shqipërisë


Atje ku kemi kufirin

Jo - pika gjaku nuk ka!
Atje ka lumenj të tërë gjaku
Që shenjtërisht janë derdhur
Nga të shenjtët tanë
Që nuk kanë te ngjashëm me ta.


Nuk lahet ai gjak,

Gurgullimë përjetësisht e pavdekshme
Në shekuj e mbledhur.
Nuk është gjak shën Kozmai,
shën Spiridhoni
Apo ndonjë “shenjti” tjetër helen
Nga ata që qajnë me lotë.
Eshtë gjak i vërtetë ëngjëjsh, shenjtorësh
Eshtë gjak heronjsh të popullit
Më të lashtë në botë…


Tanimë në ato ujra nuk ka ujra më

Edhe pse deti duket i kaltër
Atje është gjaku që nuk shkelet,
Që nuk harrohet,
Jemi ne, të gjithë në të…!


Ai gjak nuk shitet,

Nuk blihet.
Ai skuq dhe zbukuron trojet e veta
I mbush me krenari.
Ai djeg e përvëlon çdo armik e barbar
Që kërkon edhe një milje akoma…
Edhe një kilometër më shumë përkëtej të shtyhet.


Eshtë më i vetëtimtë se rrufeja

Dhe më përvëlues se zjarri
Nuk është uje ai i kaltri atje
Nuk hyn në kontrata
Në përcaktim territoresh detare
Një vule nderi kanë ato Troje,
Ato Ujra, ai Dhe.


Eshtë vulosur një herë e mirë!

Kujdes me atë kaltërsi
Se është kaltërsi skuqëse …
Nuk munden të perzihen atje
Llumra barbarësh….
Me atë lloj Gjaku të pastër e krenar Heronjsh
Ilirësh, Arbëreshësh, Shqiptarësh …!

Zemërimi…






Zemërimi…


Bota jone plot lajme të vjetra,

Që i ripërtyp për çdo ditë pa mëshirë...!
Si mund të mos ndjejmë zemërim,
Si mund të ndjehemi mirë!


Jetë e mbushur plot me gënjeshtra,

Me padrejtësi, shfrytëzim
Si mundet të jemi të qetë?
Si mund të mos ndjejmë zemërim?


Një “mik” që dhuratë sjell zhgënjimin,

Një plan që shkon keq s’di për ç’shkak…
Si mund ta dëbojmë zemërimin
Që ulet këmbëkryq në çdo prag?


Por jeta është tepër e shkurtër

Çdo sekondë që nuk hidhet kot
Na bën ta braktisim mërinë,
Të "shijojmë" këtë stresuese botë.


Dhe pak, mes stuhisë të durojmë,

Si barka qe velat lëkund...
A thua gjithshka do të mbarojë
Pa gjetur të drejtën askund...?!

Tradhëtia



Tradhëtia


 

Tradhëtia - prita që errësira i ngriti Jetës,
Paradhoma e vdekjes gjithë myk dhe trishtim,
Armikja më e egër e së Vërtetës.
Edhe në mes të verës i fut shpirtit thëllim.

Fytyra dinake e vetë djallit mbi tokë,

Maskuar shpesh me pervijimin e dashurisë.
Acari që vret ndjenjat per miq e për shokë,
Nepërka që helmon dritën e mirësisë.

Lugina që e ka fundin e saj në ferr

Nuk lejon rreze drite në shpirtrat e dërrmuar.
E destinuar të kalojë përjetësinë në terr.
Qoftë larg nga ne dhe nga gjithë ata që duam.

Je Zemra Jonë Shqipëri…!






 

Je Zemra Jonë Shqipëri…!


Ti je kënga e parë që fëmijë dëgjuam,
Je më e forta ndjenjë, dashuri,
Më i dhembshmi lëndim që në jetë provuam,
Ti je Shpirti Ynë, Shqipëri…!

Do doja ve
ç bulëzime pranvere të njihje,
Të kishe, veç diell, pavdekesi.
Do jepja gjithshka që të keqen ta fshije
Nga Trupi Yt, Shqipëri…!

Në shekuj o Nënë ke mbajtur lart kokën,
Të kemi ne Ty Perëndi!
Me gjakun e derdhur mes qiellit e tokës,
Je Nderi Ynë, Shqipëri…!

Nga krahët ke shkulur gjakpirës, tradhëtarë,
Shpirti të qan nga vreri i tyre i zi.
Por ballin e pastër e mbajte të bukur, krenar,
Je Jeta Jonë, Shqipëri...!

Ke lindur bij trima, ashtu do jetë përgjithmonë.
Të kanë në këngë e në luftë, të mbajnë në flamur kuqezi.
Je ëndërr e bukur, e dhimbshme, e dashura jonë.
Je Zemra Jonë, Shqipëri…!
………..

Saturday, August 27, 2011

Qëndro




Qëndro


Ti vëlla i imi

Ndize zemrën zjarr!
Verbo pengesë-shpikësit
Dhe qëndro shqiptar.

Në dritën e ditës

Sheh rrugën ku shkel,
Porse natën shtegu
S’dihet se ku del…

Dhe në labirinte

Bashkë me shokë e miq
Mund të hyjë padashur
Gjarpëri lakuriq.

Ka hequr lëkurën

Këmbët s’i fsheh më…
Forco mik retinën,
Zbuloje atë !

Se me errësirën

Helmin sjell tek ty
Pastaj çdo vëmendje
Humbin ata sy.

Më pas s’di ç’të ndodhi,

Më pas s’di kush je,
Derisa i humbur
Endesh në këtë dhe.

Neper netët – dritë

Ndize zemrën zjarr
Kapërce pengesat
Dhe qëndro shqiptar.

Mbaji sytë hapur

Ti vëlla, ti mik
Erës ktheju ballas
Mos u tremb, mos ik.

Lirisë hapi zemren,

Me diellin jeto.
Erresirës dorën
Kurrë moj ja afro.

Skënderbeu në Krujë



Skënderbeu në Krujë


Dy sytë e derdhur në bronz

Vështrojnë andej larg, tej nga malet…
Një qiell i trazuar në sfond
Si det i mbuluar me valë.


Atje ku qëndron përjetësisht,

Nga malet vështrimin drejtuar,
Një fllad që fryn butësisht
Fëshfërin për të t’shplodhur, shpenguar.


Mbi shpatën tënde zogjtë

Cicërojnë lehtësisht pa pushim.
Pranë teje prapë njerëzit e tu
I sheh në çdo mbrëmje dhe zgjim.


Nuk kanë të mbaruar stuhitë

Që nga malet vijnë plot gjëmim
Por në malet e larta drejtohet
Përjetë i yti vështrim…!


Nuk mbarojnë asnjëherë pabesitë

Që Shqipërisë i trokasin sërish
Por ti dhe i derdhur në bronz
E tërheq si magnet – lartësish …!


Nuk ka minuta për prehje

Në sytë e bronztë – horizontit.
Qetësi sjell në zemrat e njerëzve
Je shpatë e Dorës së Zotit.


Në kohë te këqia e të rënda

Në kaos apo çmenduri …
Ti je atje dhe në zemra
Gjithmonë na risjell krenari.

Për ty, Nëntor



Për ty, Nëntor


Nëntor, ti gjurmën fuqishëm

Në jetët tona e le.
Na sjell lavdinë madhërishëm
Si dritë nga shekujt magjishëm
I pandryshuar ti je.


Ka lënë tek ty zemrën Gjergji

Dhe shpirtin dhe shpatën me të,
Së bashku me thirrjen e tij:
Lirinë nuk jua solla unë – një njeri
Mes jush e kërkoni atë…!


T’u përkul Ismail Qemal fisniku

Me flokë të bardha e me zemrën flakë
Në ditët e tua shpresat kurrë nuk i fiku
Tek ty la shpirtin dhe iku
Pasi na solli flamurin e larë me gjak.


Tek ty u përkulën heronjtë partizanë

Bijtë e bukur që kjo tokë mban në gji
I skuqën javët e tua dhe gjakun e tyre dhanë,
Lotët që derdhe për ta kurrë nuk u thanë
Se jetën e dhanë për liri.


Tek ty ëndërroi Kosova

E dërrmuar, plagosur por me kokën lart.
Ti i solle asaj krahë shqiponje,
I ktheve qëndrimin e vërtetë prej Zonje
Që kurrë s’e humbi, që përjetësisht mbart.


Të lutem une ty sot, Muaj i Bekuar

Të ndrish për ne në keto ditë përsëri.
Të bësh të kuptojmë se liri e kërkuar
Është në mes nesh gjithmonë e praruar.
Ajo do Bashkim, Dashuri, Mirësi.